Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërim nga Vetëvendosje për kryeministrin Haradinaj

Vetëvendosje paralajmëron kryeministrin Haradinaj se nëse në Kuvend e sjell marrëveshjen e njëjtë për demarkacionin me Malin e Zi, atë që u nënshkrua nga PDK, atëherë do të ballafaqohet me kundërshtim.

Këtë mesazh e kumtoi deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu në Rubikon të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo kolegu i saj nga kuvendi, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i ka thënë se, në këtë rast, pikërisht Haradinaj është ai që më së shumti është për procedimin e kësaj cështje.

“Çështje është se si do të përmbyllet si proces, si marrëveshje me Malin e Zi që mundet të rinegociohet apo ajo ka nevojë të dërgohet edhe në arbitrazh”, ka thënë ai.

“Më shumë se Haradinaj që kjo cështje të proceodhet më shpejt, të zgjidhet sa më shpejt, sepse në fund të fundit, është edhe i involvuar në këtë çështjë”, përfundoi Isufi.