Qeverisë Haradinaj po i mungojnë argmunetet, andaj edhe po i ik përballjes me opozitën.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në Rubikon të KTV-së ka thënë se këtë e pasqyron edhe mbajtja e seancave në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndonëse është theksuar se sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit janë prioritete të kësaj qeverie, Haxhiu nuk sheh hapa konkretë se si do të bëhet kjo.
“Këta njerëz nuk kanë argumente për t’u përballur me opozitën. Nëse flasim për agjenden legjislative, më duhet të themn se nuk ka fare diçka se ja kjo është një prioritet i qeverisë. E kemi dëgjuar edhe ministrin e Drejtësisë, por edhe kryeministrin, se do ta luftojnë korrupsionin, por asnjëherë nuk e kanë shpjeguar se si do të bëhet, e lufta kundër korrupsionit është ndër kushtet për liberalizimin e vizave. E Kosova ka nevojë për luftimin e korrupsionit, para së gjithash për vete”, ka thënë ajo.
“Ka shumë fjalë të mëdha por asgjë konkrete”, tha Haxhiu.
Sipas saj, kryeministri Haradinaj ka ndryshuar qëndrimet karshi procesit të demarkacionit.
E gjithë kjo, thotë Haxhiu, për postin e kryeministrit.