Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, që po kryesohet nga prokurori i Përgjithshëm, Mehmet Akarca, kanë vizituar ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës.
Në vizitën e bërë në MD, delegacioni turk është pritur në takim nga ministri Abelard Tahiri, me të cilin kanë biseduar për format e bashkëpunimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe atij të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, në vizitën e bërë në Policinë e Kosovës, delegacioni turk është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.
Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë gjatë ditës do të vizitojë edhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit.