Më 31 tetori 2017 mbyllet afati i aplikimit për çmimin FIDES 2017, bën të ditur FIQ përmes një thirrjeje publike për nominim të individëve kontribuues filantropikë për çmim të FIDES 2017.
FIQ ndan çmimin FIDES për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë, të cilat në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilantropët të cilët kanë pranuar Çmimin FIDES deri në vitin 2016 me angazhimin e tyre kanë kontribuar drejt adresimit të problemeve më të ndjeshme të komunitetit, mobilizimit të qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe rritjes së përfshirjes së të gjithë qytetarëve për të sjellë ndryshim. Në vlerë monetare kontributet e dhëna arrijnë vlerën prej rreth 1.5 milion euro.
Krahas çmimeve tradicionale, këtë vit FIDES-it i shtohen edhe tri çmime speciale: Çmimi FIDES për Fuqizimin e Gruas, Çmimi për Mbrojtje të Ambientit, dhe Çmimi për “Liderët e Rinj”.
FIQ bën thirrje për nominimin për të shprehur mirënjohje dhe inkurajim ndaj individëve dhe organizatave që kanë punuar për të mirën e përbashkët.
Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së FIDES më 29 Nëntor 2017.