Parku Qendror i Tiranës, është parku më i ri urban që do të ndërtohet në aksin e zgjerimit të bulevardit kryesor me drejtim veri, pjesë e një investimi madhor.
Parku qendror në Tiranë do të jetë një hapësirë e gjelbër afër 10 herë më shumë se parku ‘Rinia’. Përveç gjelbërimit, në këtë park do të ketë një hapësirë ujore duke e shndërruar në parkun më të madh në zonën veriore të kryeqytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoni Baboçi, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Tiranë tha për mediat se parku do të ketë gjelbërim dhe pemë, por edhe kënde lodrash, hapësira për të bërë koncerte, për t’u shlodhur, për të vrapuar për të dalë me biçikletë. Parku qendror i Tiranës do të pozicionohet në krahun e majtë Bulevardit të ri, aty ku sot gjendet tregu i rrobave të përdorura dhe më pas do të lidhet me një tjetër hapësirë të gjelbër në zonën e Bregut të Lumit. Investimet e bëra nga bashkia pritet të nxisin dhe investimet private në këtë zonë.
Në këtë zonë të Tiranës do të ndërtohet duke i dhënë rëndësi shfrytëzimit të vëllimit të ndërtimit, dhe jo hapësirës së truallit për të liruar hapësirë për publikun.
Sipas Baboçit, Bashkia e Tiranës ka një plan të qartë për Parkun. Këshilli bashkiak i hapi rrugë ndërtimit të parkut qendror në Tiranë.