Ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka vizituar Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike.
Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, e ka informuar ambasadoren Kapitanoviq për dy dikasteret e rëndësishme të ministrisë dhe për drejtimin që ka marrë Republika e Kosovës në fushën e investimeve strategjike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka bërë një hap përpara. Kualifikimi në listën e investitorit strategjik do të jetë një mundësi e mirë për investitorët në aspektin e lehtësimit të dokumentacionit të kërkuar. Me këtë ligj presim t’u themi jo burokracisë dhe vështirësive të tjera teknike që e kanë pasuar këtë fushë prej kohësh”, ka thënë Gashi, transmeton Kosovapress.
Ndër prioritetet e investimeve konsiderohen energjia, minierat dhe turizmi, ndërsa, nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka shprehur mbështetjen e shtetit nga vjen, si në të kaluarën, po ashtu edhe në proceset e ardhme të Kosovës.