Arbëri

Jevtiq: Zgjidhje ekonomike, jo politike për Trepçën

Foto: Koha

Ne e kundërshtojmë Ligjin për Trepçën, kemi ftuar për dialog dhe duam të gjejmë zgjidhje ekonomike për punëtorët në veri”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq, transmeton Koha.net.

Jevtiq, siç ka theksuar, sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka paraqitur qëndrimin se Lista Srpska përpiqet për zgjidhje ekonomike e jo politike për Trepçën.

“Kemi ftuar për dialog për zgjidhjes politike në emër të të gjithë atyre punëtorëve në veri të cilët edhe kanë protestuar kur është miratuar Ligji. Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Duam zgjidhje ekonomike për Trepçën, jo politike”, citon radiokim të ketë thënë Jevtiq.

Ai thotë se është pozitive që kryeministri i Kosovës ka dëshiruar bisedime për këtë temë, ndërsa ka shtuar se në periudhën paraprake Lista Srpska ka qenë e përjashtuar nga procesi në të cilin, sipas tij, tash duhet të përfshihet edhe menaxhmenti i Trepçës nga veriu.