Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse QKUK nuk po përdor as gjysmën e 14 autoambulancave

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë nuk po arrin që t’i përdorë as gjysmën e 14 autoambulancave që ka, për shkak të mungesës së stafit, me të cilin operon, raporton KTV.

Në vitin 2014 është bërë punësimi i fundit në këtë qendër dhe që nga ajo kohë një pjesë e stafit thonë të jetë larguar, por pa u zëvendësuar më.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda një orari të punës prej 12 orësh, Qendra e Mjekësisë Urgjente funksionon me vetëm 3 autoambulanca.

Gashi thotë se brenda një orari pune pranojnë rreth 130 thirrje për gjendje emergjente e për shkak të këtij problemi, nuk arrijnë t’u dalin në ndihmë.

Zyrtarë nga kjo qendër pohojnë të kenë bërë kërkesa të vazhdueshme në Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Në Drejtorinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë përgjigje. Nëpërmjet telefonit kanë thënë se drejtori Arben Vitia, është duke u marrë me fushatën zgjedhore.