Ndonëse Gjykatat Themelore të Kosovës kanë treguar performancë pozitive, ato ende kanë shumë lëndë të grumbulluara, raporton KTV.
Si rrjedhojë, edhe shumë prej tyre parashkruhen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeton Zulfaj nga Lëvizja FOL, gjatë një prezantimi të performancës së këtyre gjykatave në luftën kundër korrupsionit ka thënë se të gjitha gjykatat për periudhën janar-mars kanë një trend pozitiv, por për periudhën prill-qershor ka rënie të intensitetit.
Sipas tij, nga 1004 persona sa kanë qenë të akuzuar për korrupsion, gjatë gjashtë mujorit të këtij viti, gjykatat kanë trajtuar 60 lëndë.
Prej tyre të dënuar me burgim janë 10, me gjobë 16 dhe 17 të dënuar me kusht. Gjykata Themelore në Prishtinë ka trashëguar 198 raste prej tyre 18 lëndë për korrupsion për këtë vit.