Rreth 20 minuta ka zgjatur seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton KTV.
Kjo, sepse aty ka munguar deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi bashkë me Haxhi Shalën e Nismës për Kosovën akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar. Por, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës i ka propozuar gjyqtarit që të lëshojë urdhër për sjellje me detyrim.
Deputetët veprimet e tyre i kanë kryer në vitin 2015, në kohën kur kundërshtonin marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Tashmë për deputetin Albin Kurti e Donika Kadaj të Vetëvendosjes, është lëshuar urdhër për sjellje me detyrim, për shkak të mungesës së tyre në seancën e muajit shtator.