Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Maqedonia është partner i fuqishëm i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani. Pas takimit, është mbajtur konferencë për medie.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur për raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve, duke përmendur mundësinë që në një të ardhme të afërt të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Maqedonisë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për ne, Maqedonia është një partner i fuqishëm edhe politik meqë ka njohur dhe mbështetur Kosovën, por edhe një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar, meqë kemi shkëmbime intensive në mes të ekonomive tona, por edhe një partner shoqëror, që kemi shkëmbim në mes shoqërive tona dhe një pjesë e madhe e qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe ne në Kosovë kemi një identitet të përbashkët, për çfarë edhe krenohemi”, theksoi duke shtuar se emërimi i Osmanit si zëvendëskryeministër dhe përgjegjës për integrime evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, flet se çfarë roli mund të kenë shqiptarët në rajon kudo që jetojnë.

Hoxhaj tha se në takim u bisedua edhe rreth themelimit të një komisioni të përbashkët që merret me tema të karakterit ekonomik dhe tregtar, por gjithashtu edhe për mundësinë e anëtarësimit në organizata të ndryshme rajonale.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, u pajtua që mbajtja e mbledhjes së përbashkët do të jetë platformë e mirë e bashkëpunimit. Ai poashtu theksoi se për Maqedoninë, Kosova është një prej miqve më të afërt politik dhe partner i rëndësishëm ekonomik, andaj ndërtimi i autostradës do të jetë prioritet.

“Folëm edhe për çështjen e autostradës, ajo është arteria që lidh dy shtete, por lidh edhe rajonin në përgjithësi. Si qeveri e re e kemi vendosur si njërën prej prioriteteve kryesore. Kosova ka bërë pjesën e saj të punës dhe është në përfundim të punës. Maqedonia do të duhej që shumë shpejt të fillojë në ndërtimin e pjesës së saj 13 kilometrash për të bërë këto dy shtete ashtu siç janë të afërta politikisht dhe ekonomikisht, edhe në aspektin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave” ka thënë ai.