Nga 1 – 3 tetor 2017, në Bruksel po mbahet takimi i dytë vjetor i Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile (PKShC) i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) po merr pjesë si anëtare e Grupit Kryesor.
Përmes këtij takimi, NATO synon të siguroj dhe të forcojë një dialog me akterët e shoqërisë civile i cili do të vazhdoj të kontribuoj në çështjet e ngritura në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast PKShC gjatë këtyre ditëve po punojnë në hartimin e kornizës strategjike, rekomandimet dhe planin e punës për operacionet dhe misionet e udhëhequra nga NATO në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ditën e dytë të këtij Takimi Vjetor, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gotemoeller, dëgjoi drejtpërdrejt rekomandimet e panelit këshillues.
NATO dhe partnerët e saj e njohin rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në promovimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në promovimin e fuqizimit të grave dhe vajzave si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përmes Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, NATO dëshiron që në mënyrë sistematike, me njohuritë dhe ekspertizën e shoqërisë civile, të përfitojë nga kontributi i tyre në mënyrë që të zhvilloj më tutje agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ju kujtojmë që shpeshherë, Rogova është thirrur si nismëtare në punën e saj avokuese mbi RKSOKB 1325. Që nga kalimi i Rezolutës na vitin 2000, Rogova e ka përdorur atë në avokimin për të drejtat e grave për pjesëmarrje në procese vendim-marrëse, fillimisht në fazën e pas luftës. Ajo ka shtyrë përpara draftimin e një raporti me ndikim të madh për NATO dhe akterë të tjerë titulluar Fakte dhe Fabula 1325, lidhur me zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë. Rogova gjithashtu ka avokuar dhe më pas ka marrë pjesë në draftimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Kosovës për zbatimin e Rezolutës 1325.
Me ftesë të Ambasadores Marriët Schuurman, Përfaqësuese Speciale e NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Rogova është anëtare e Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili është krijuar gjatë vitit 2016.