Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se me Listën Serbe nuk kanë diskutuar për asnjë lloj pazari, përveç propozim-marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ai tha se Qeveria e Kosovës është betuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, me Kushtetutën e vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Betimi kur është dhënë është dhënë në këtë sallë, me këtë Kushtetutë, në këto ulëse. Pos atij betimi, nuk kam ndonjë marrëveshje tjetër, është propozim-marrëveshje për bashkëqeverisje të cilën s’kemi pas kohë ta nënshkruajmë”, tha Haradinaj, raporton KP.
Ai tha se kjo Qeveri është heterogjene dhe mund të mos ketë pajtime në pika të ndryshme programore.
Këto deklarata ai i bëri pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili tha se ministri Nenad Rikallo është i vetmi nga ministrat që nuk ka votuar programin e Qeverisë.
Haradinaj shtoi se ende ekziston dilema publike nëse Rikallo ka kryer krime lufte në Kosovë, meqë ata 20 dëshmitarë që e akuzojnë atë, janë taksapagues të vendit e bashkatdhetarë.
“Askush nuk po synon të ikë nga përgjegjësia, por duhet të jemi të kujdesshëm në hapa”, tha Haradinaj.