Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me prokurorët nga Zyra e tij kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.
Kryeprokurori Lumezi delegacionit nga Prokuroria e Përgjithshme e Turqisë iu ka dëshiruar mirëseardhje, si dhe i ka njoftuar për funksionimin e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, për sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, Lumezi dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.
Nga ana tjetër, Akarca ka falënderuar Lumezin për pritjen e bërë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit.