Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ribashkimin e Gjermanisë, duke thënë se sot, si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi.
Thaçi ka shkruar në facebook se ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri. Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë”, ka shkruar ai.