Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rezolutën për Haradinajn Rashiq e quan presion politik

Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq ka deklaruar sot se Rezoluta për lirimin pa kusht të Ramush Haradinajt miratuar dje, përmban edhe kërkesën për ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe për këtë arsye, sipas tij, ajo është një lloj presioni politik ndaj BE-së, transmeton koha.net.

Rashiq për agjencinë Beta ka thënë se Rezoluta megjithatë nuk është detyruese ndërsa në të mungojnë kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me suspendimin e urdhër arresteve të Serbisë për personat e dyshimtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Deputetët kanë thënë se rasti Haradinaj në të vërtetë është çështje juridike. Në BE nuk mund të përzihen çështjet politike e juridike, dhe, prandaj ka pasuar menjëherë reagimi i BE-së në kundër Rezolutës së Parlamentit të Kosovës. Deputetët me këtë Rezolutë në fakt përpiqen që politikisht të veprojnë në sistemin juridik i cili në BE është i pavarur n vendimmarrje", ka thënë Rashiq.

Sipas fjalëve të tij, reagimi i Brukselit tregon qartë se nuk e ndihmon afrimin e Kosovës në BE dhe për këtë arsye BE e ka ftuar Prishtinën ta vazhdoj dialogun me Beogradin.