Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Austria me plan veprimi për marrëdhëniet dypalëshe

Kosova dhe Austria do të kenë një plan veprimi dy-palësh me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe. Kjo u bë e ditur nga takimi i zhvilluar në mes zëvendës-kryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Në kuadër të këtij takimi të kurtuazisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve me zotime të dy-anshme për ngritjen e mëtejme të nivelit të bashkëpunimit dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori Pfandler me këtë rast ia ka dorëzuar Pacollit letrën e urimit edhe nga homologu i tij, ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

“Austria do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi, duke përfshirë liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare si dhe avancimin e agjendës evropiane”, thuhet në letrën e Ministrit austriak.