Biznesmenët kosovarë nga diaspora interesohen për Ligjin e Investimeve dhe kërkojnë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike të mos kursehet mbështetja e mërgimtarëve në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Përfaqësues të Unioni të Bizneseve nga Gjermania kanë takuar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, me të cilin kanë biseduar dhe e kanë informuar për format e bashkëpunimit dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve. Diaspora është një komunitet i rëndësishëm për ekonominë e Republikës dhe mbështetja e këtij procesi nga ana juaj është e nevojshme”, ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.
Nga ana tjetër, biznesmenët kosovarë Albert Hashimi dhe Vëllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve, kanë ftuar ministrinë në Gjermani për t’i parë kosovarët bashkë dhe vullnetin e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Unioni i bizneseve nga Gjermania ka 300 anëtarë dhe është themeluar para tre vjetësh.