Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në një takim të veçantë sot nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.
Temë kryesore e këtij takimi, sipas komunikatës së Presidencës, ishte roli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
“Ne këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ka dhënë rezultate konkrete dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të intensifikohet në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Presidenti Thaçi tha se “Kosova mbetet e përkushtuar në luftë kundër terrorizmit dhe po jep kontributin e vet në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.