Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Unioni i Malazezëve e quan krim veprimin me kartela të deputetëve serbë

Përmes një komunikate për media, Shoqata dhe Unioni i Malazezëve të Kosovës e ka quajtur vepër penale veprimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, të cilët përmes kartelave bënë sikur janë në seancë, pa qenë të pranishëm, me qëllim përfitimesh materiale.

“Keqpërdorimi i kartelave ID në Kuvendin e Kosovës deputetët e popullit të Listës Serbe jo vetëm kanë kryer vepër penale, por kanë shkelur fundin e saj. Ata janë turpi i gjithë shoqërisë kosovare, posaçërisht për popullin serb të cilin gjoja e përfaqësojnë. Me këtë akt të mjerë në vazhdimësi dëmtojnë tatimpaguesit dhe në këtë mënyrë konfirmojnë se nuk iu intereson populli por vetëm pagat dhe favoret nga Republika e Kosovës, të cilin gjoja nuk e njohin dhe institucionet e të cilës gjoja i bojkotojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presim që organet kompetente të hapin procedurë penale kundër deputetëve që kryejnë këso lloj keqpërdorimesh dhe që në mënyrën më të pamoralshme mashtrojnë popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Shoqatës dhe të Unionit të Malazezëve të Kosovës, të nënshkruar nga kryetari i saj, Sllobodan M.Vujiçiq.