Partia e Drejtësisë fuqishëm dënon sulmin terrorist në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç thotë të shkaktuar nga çarqe të ndryshme anti-demokratike dhe anti-qytetëruese.
“Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetin i cili çdo herë ka qenë mbështetës i Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin të çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit. Do të qëndrojmë të bashkuar në çdo situatë kundra kësaj të keqe që po e rrënon civilizimin njerëzorë duke e kërcënuar rendin dhe ligjin me të cilën udhëhiqet bota e civilizuar”, shkruan në reagimin e saj Partia e Drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjëherë në historinë e njerëzimit agresiviteti i vrazhdë e primitiv nuk ka arritur t'i mposht vlerat e as vullnetin njerëzor për të jetuar të lirë nen ombrellën e vlerave qytetëruese. Partia e Drejtësisë i shpreh ngushëllime më të përzemërta gjithë familjareve të viktimave të pafajshëm gjithandej botes, duke shpresuar se e keqja të përfundon njëherë e mirë”, thuhet më tej në reagim.