Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bërë të hënën aleatit të tyre të NATO-s, Shqipërisë, që të nisin burgosjen e bosëve të krimit të organizuar nëse shpreson të bëjë hap të madh drejt anëtarësimit në BE.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë “sfida më e madhe dhe më e vështirë para” shtetit ish-komunist, i cili është bërë vend kandidat për BE më 2014 dhe shpreson t’i nis bisedimet së shpejti, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Derisa të mos arrestohen, ndiqen dhe të shkojnë në burg peshqit e mëdhenj, kanabisi do të kthehet, gjykatësit do të korruptohen, dhe zyrtarët qeveritarë do të jenë të korruptuar”, ka thënë Lu para gjykatësve dhe magjistratëve në ardhje.
Duke cituar raportet amerikane, Lu e ka përshkruar Shqipërisë si “qendër e aktivitetit të krimit të organizuar, që përfshin trafikimin e drogës, armëve dhe prostitucionit”.
Ai tha se katër klane të mëdha në Shqipëri kontrollojnë 20 familje të përfshira në një varg aktivitetesh kriminale.