Rreth 26 mijë familje me asistencë sociale nuk do të presin më në radhë të gjata para bankave për t’i tërhequr mjetet e tyre.
Nga ky muaj personat të cilët marrin asistencë sociale, paratë mund t’i tërheqin në secilën pikë të postave, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo si rezultat i arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Postën e Kosovës.
Hakibe Bytyqi është personi i parë, që i ka tërhequr mjetet e socialit në sportelet e postës kryesore në kryeqytet.
Ofrimin e këtij shërbimi drejtues të postës po e vlerësojnë si hap tejet të rëndësishëm, ndërsa zotohen se do të japin maksimumin që ky shërbim të jetë sa më i mirë.
Kryeshefi ekzekutiv i postës është shprehur i gatshëm që të lidhë edhe marrëveshje të re me Ministrinë, sa i përket edhe shpërndarjes së pensioneve përmes postës.
Ndërkaq, ministri i Punës tha se qytetarët nga 20 pika, sa kanë pasur mundësi t’u drejtohen, tani i kanë 100 të tilla.
Megjithëkëtë, buxhetit të shtetit kjo marrëveshje do t'ia kursejë vetëm 30 mijë euro.
Kjo për shkak se bankat sërish do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, të cilave Ministria do t'u bëjë pagesat për mirëmbajtje të llogarive bankare.