Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jevtiq: S’e votojmë Ushtrinë e Kosovës, AKS në vitin e ardhshëm

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se pret që Asociacioni i Komunave serbe të krijohet gjatë vitit 2018 ndërsa ka shtuar se Lista Srpska nuk do të votojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se AKS nuk ka qenë temë e marrëveshjes rreth hyrjes së Listës Srpska në Qeverinë e koalicionit dhe kjo nuk mund të jetë sepse ky është detyrim ndërkombëtar i Prishtinës dhe kështu duhet të mbetet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kërkojmë garanci nga Brukseli dhe insistojmë brenda Qeverisë së Kosovës, ashtu si kemi bërë kur kërkuam që në programin e Qeverisë të gjendet kjo çështje, përkatësisht që Asociacioni... të krijohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel” , citon insajder të ketë thënë Jevtiq.

Ai ka theksuar se Lista Srpska nuk do të votojë për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

“Megjithatë, FSK edhe tash në një mënyrë, ka kompetenca ushtrie, vetëm se nuk e quajnë ashtu. Ka armatim e formacione, e edhe një numër i serbëve gjendet në ato formacione “, ka thënë Jevtiq.