Qeveria dhe Presidenca serbe kanë paralajmëruar formimin e grupeve të përbashkëta për t’u përgatitur për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Kosovës kanë paralajmëruar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por as pas gjithë atyre raundeve të bisedimeve, ata nuk kanë bërë ende asnjë hap për ofrimin e një platforme apo për koordinimin e qëndrimeve me forcat e tjera politike në vend, thekson Lëvizja për Bashkim në një komunikatë të sotshme, në lidhje me këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë e qartë se Qeveria e Kosovës e ka legjitimitetin e fituar përmes një rezolute të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për të zhvilluar bisedime me Serbinë. Fatkeqësisht, në këtë rezolutë, edhe pas insistimit të vazhdueshëm nga deputetët e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, nuk ishte përfshirë obligimi i qeverisë për të hartuar një platformë të përbashkët për bisedime me Serbinë. Megjithatë, duke pasur parasysh qëndrimet e ndryshme lidhur me këtë proces nga pjesa dërrmuese e opozitës, e sidomos duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme të interesit kombëtar, me peshë edhe për brezat e ardhshëm, Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshme, që edhe pas tërë këtyre zhvillimeve, pala e Kosovës duhet ta ndërrojë qasjen para kësaj faze të re bisedimesh.
Lëvizja për Bashkim është e vendosur në kërkesën e saj shumë të hershme për fillimin e bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare të Kosovës lidhur me këtë proces, me qëllim të arritjes së një konsensusi politik, i cili do të rezultonte me një platformë të përbashkët për bisedime me Serbinë. Ne konsiderojmë që në qendër të kësaj platforme duhet të jenë çështjet themelore që kanë mbetur pa u zgjidhur në raport me Serbinë: tri komunat e banuara me serbë në veri të vendit dhe tri komunat e banuara me shqiptarë në Kosovën Lindore. Ndërsa, si parim i zgjidhjes së problemeve të vendoset ai i reciprocitetit. Të gjitha çështjet e tjera janë të varura nga ato të lartpërmendurat dhe është e panevojshme të jenë pjesë e dialogut politik me Serbinë.