Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i bashkë me KFOR-in drejt zbulimit të vjedhjes së energjisë elektrike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit e ushtrisë amerikane të KFOR-it, në bashkëpunim me KEDS po ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Departamentit të Drejtёsisё sё SHBA-sё, Zyra e Zhvillimit, Ndihmёs dhe Trajnimit tё Prokurorëve (OPDAT) në Prishtinë, me mbështetjen e avokatëve të Ushtrisë Amerikane në KFOR, kanë inicuar dhe po e mbështesin një projekt i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet KEDS, Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatave për të përmirësuar efikasitetin dhe proceset e ndjekjes së veprave penale që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një takim të përbashkët të mbajtur në Hotel Dukagjini në Pejë më 21 shtator 2017 palët ranë dakord që të inicojnë procese për të avancuar përgatitjen e rasteve dhe përpjekjet për të zgjidhur rastet me marrëveshje të pranimit të fajësisë pa shkuar në gjykim. Të dy këto masa pritet të shkurtojnë kohën e përpunimit të lëndëve penale, në mënyrë që prokurorët dhe gjyqtarët të mund të shfrytëzojnë kohën e tyre në mënyrë më efektive.

KEDS e ka mirëpritur këtë iniciativë. Që nga themelimi i KEDS, katër vjet më parë, ka pasur mijëra raste të vjedhjes së energjisë elektrike të dërguara në zyrat e prokurorive dhe të gjykuara nga gjyqësori.

"Kjo do të ndihmojë të gjitha palët, duke përfshirë KEDS-in, prokurorinë, gjykatat dhe konsumatorët e afektuar nga kjo dukuri. Kjo iniciativë, ku proceset avancohen përmes dialogut të drejtpërdrejtë, është për t'u përshëndetur. Kjo do ta lehtësojë shumë punën tonë ", tha Bujar Jupaj, drejtor i Departamentit për Matjen dhe Kontrollin e Humbjeve në KEDS. Gjatë takimit ai bëri një prezantim të hollësishëm para prokurorëve dhe gjyqtarëve, përmes përshkrimeve dhe fotografive të metodave të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike dhe metodat e KEDS-it për dokumentimin dhe trajtimin e vjedhjeve.

Ky pilot projekt fillimisht do të fokusohet në rajonin e Pejës dhe gradualisht do të zgjerohet për të përfshirë Prishtinën dhe pastaj pjesë të tjera të Kosovës.