Një javë pasi kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se do t’u gjendet zgjidhje pesë pikave që kanë të bëjnë me çështjen e personave të zhdukur, Qeveria i ka ndërruar fjalët, shkruan sot Koha Ditore.
Të dielën e kaluar, në një takim që ka zhvilluar kryeministri Ramush Haradinaj me udhëheqësin e delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli, ky i fundit kishte përmendur disa nga problemet kryesore rreth të zhdukurve që kërkojnë zgjidhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesat ishin që të ndërrohej anëtari i UNMIK-ut që është pjesë e Komisionit qeveritar për të zhdukurit, të kërkohej zgjidhje për problemet që kanë mbetur pezull, siç janë caktimi i një zyrtari për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe të gjendej zgjidhje për çështjen e 300 mbetjeve mortore në morgun e QKUK-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.