Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet ndryshimi i procedurave të ligjit të prokurimit për sektorin e shëndetësisë

Mbi 9 herë i është dashur Kosovës të ndryshojë ligjin e prokurimit për ta bërë të njëjtin në përputhje me standardet evropiane.

Pavarësisht kësaj, ky ligj shpeshherë ka sjellë telashe të mëdha në sektorin e shëndetësisë për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka diskualifikuar kompanitë e përzgjedhura nga QKUK-ja pas ankesës së operatorëve tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

OSHP-ja përparësi u ka dhënë kompanive furnizuese në bazë të çmimit e jo cilësisë së medikamenteve.

Proces i njëjtë u përsërit edhe me rastin e vdekjeve të fundit në QKUK, ku po dyshohet se shkak i tyre u bë gazi jocilësor i oksidit.

OSHP-ja kishte diskualifikuar kompaninë fituese që ishte përzgjedhur për furnizim me këtë lloj gazi, duke shpallur fitues një furnizues tjetër, pas ankesës që kishte bërë.

Pikërisht për këtë shkak, drejtues të QKUK-së po kërkojnë që të ndryshohet legjislacioni.

Procedura të prokurimit të veçanta për shëndetësinë me sektorët tjerë po kërkon edhe shoqëria civilë.

tyre ky ligj nuk është zbatuar sa duhet duke bërë kështu të sillen produkte të ofertuesve me çmime më të lira por që kanë qenë jo të shëndetshme për pacientët.

Ndërkaq zyrtarë të OSHP-së kanë thënë se nuk mund t’i anashkalojnë dispozitat ligjore pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore të ankuesve.

“Kriteret përcaktohen nga autoritetet kontraktuese dhe përzgjedhja e furnizuesve bëhet sipas atyre kritereve, andaj në rastin konkret, OSHP-ja nuk mund të anashkalojë dispozitat e ligjit të prokurimit publik dhe kriteret e vendosura nga vetë autoriteti kontraktues, por OSHP-ja shqyrton pretendimet ankimore të OE ankues, se a është respektuar ligji gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit, sipas kritereve dhe kërkesave të vendosura nga autoriteti kontraktues”.

Mangësi të shumta për funksionimin e prokurimit janë paraqitur edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar.