Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje do Komisione për hetime ndaj SHIK-ut, ndaj Demarkacionit dhe një për vlerësimin e dialogut

Debati për SHIK-un pritet të rikthehet sërish në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje këtë e ka renditur ndër prioritetet e para të grupit parlamentar, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç komisionit hetimor për SHIK-un, kjo lëvizje planifikon që të mbledhë nënshkrimet edhe për komision hetimor për demarkacionin, e një tjetër për bisedimet me Serbinë.

Haxhiu ka folur edhe për Qeverinë e re, derisa e ka akuzuar kryeministrin që po tenton që Kosovën ta kthejë në republikë qeveritare, duke e injoruar totalisht Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, dy ditët e para të javës që vjen, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seanca plenare.

Të hënën do të jetë vazhdimi i seancës të thirrur nga opozita e ndërprerë tri javë më parë, për parimet qeverisëse të Haradinajt, por ky i fundit ka paralajmëruar se në seancë do të qëndrojë vetëm nëse deputetët e opozitës do të pranojnë të diskutojnë për programin qeverisës, e jo për parimet.

Të martën do të jetë interpelanca e kryeministrin e thirrur nga LDK-ja për ta informuar legjislativin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ende nuk dihet se kur do të jetë seanca për rishikimin e buxhetit që do të duhej të mbahej më 25 shtator, sipas planit legjislativ të Qeverisë.

Ekzekutivi ka kërkuar që kjo të bëhet në mënyrë të përshpejtuar, por LDK-ja thotë se nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Bajrami ka thënë se Haradinaj po vepron me eufori dhe, sipas saj, tërë ky nxitim për të marrë vendime euforike është nga frika që kjo Qeveri është e paqëndrueshme.

Ajo ka thënë se LDK do t’i japë një kohë të caktuar Qeverisë Haradinaj, dhe atë mund ta rrëzojnë kur të duan.