Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli dënon sulmin terrorist në Kanada

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, shpreh shqetësimin e tij të thellë dhe dënon fuqimisht sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada dhe si rezultat i të cilit mbeten të plagosur një oficer i policisë dhe disa persona të tjerë.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmi i ulët dhe qyqar, që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada dhe si rezultat i të cilit mbeten të plagosur një oficer policie dhe disa persona të tjerë. Ne, të gjithë jemi të vetëdijshëm, që fuqia e Kanadasë buron nga diversiteti i shoqërisë së saj dhe ashtu siç e ka thënë edhe Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ne nuk duhet të lejojmë që ekstremizmi i dhunshëm të krijojë ndarje apo të ndjellë frikë brenda shoqërisë dhe komuniteteve ku jetojmë. Lutemi, që të gjithë të plagosurit, që ishin viktima të këtij akti të dhunës të kenë shërim sa më të shpejtë. Kosova dhe populli i saj qëndron me popullin dhe Institucionet kanadeze”, ka thënë Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se sulmi ka ndodhur jashtë stadiumit të një loje futbolli ku një veturë ka goditur një barrikadë. Më pas sulmuesi ka dalë dhe ka sulmuar me thikë një polic dhe pesë persona tjerë.

Sulmi po cilësohet si akt terrorist.

Një person është arrestuar deri tani, ndërkaq policia ka raportuar se në veturën me të cilën ka ndodhur sulmi është gjetur një flamur i ISIS.

Pacolli ka dënuar fuqimisht edhe aktin barbar, që ndodhi sot në stacionin qëndror të trenit në qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën.

“Jam vërtetë i trishtuar nga sulmi barbar, që ndodhi sot në stacionin qëndror të trenit në  qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën. Akte të tillë të ulëta dhe barbare nuk janë vetëm kundër vlerave demorkatike, por, kundër çdo vlere njerëzore. Familjeve dhe të afërmëve të viktimave i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë. Institucionet dhe populli i Kosovës qëndrojnë krah për krah me Institucionet dhe popullin francez në këto momente pikëllimi.”, ka Pacolli.