Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes profilit të saj zyrtar në Facebook, ka shpërndarë fotografinë e statujës së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, statujë kjo e vendosur në kodrat Rochester, Miçigan, SHBA.
Këtë fotografi, Ambasada e ka cilësuar si “Foto të Ditës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Foto e Ditës | Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70”, ka shkruar Ambasada në postimin e saj në Facebook.
Fotografia ndërkaq është shpërndarë fillimisht nga profili “Team Albanians” në Twitter.