Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Quni tregon dëmet që do të pësojë Kosova nëse FSK nuk përkrahet nga SHBA-ja

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, dhe anëtar i Komisionit për Siguri, thotë se FSK do të humbë shumë nëse transformimi në Ushtri nuk bëhet në pajtim me SHBA-në dhe partnerët e FSK-së.

Ai thotë se nëse SHBA, që ka deklaruar se do të rishikojë bashkëpunimin me FSK-në në qoftë se ndryshimi nuk bëhet përmes Kushtetutës, largohet nga ky partnerit do t’i sjellë shumë dëme të mëdha Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur miku më i fuqishëm i joni thotë se do të rishikojë situatën, kjo mund të sjellë pasoja shumë të mëdha. Kemi së paku 50 kuadra që shkollohen jashtë vendit. Kjo do të thotë se ata do të kthehen menjëherë. Kjo është humbje e madhe”, ka shpjeguar ai në Interaktiv të KTV-së.

Sa i përket mjeteve ushtarake, kjo do të jetë një tjetër goditje e madhe për Kosovën, sipas Qunit.

“Në proces janë edhe zbatimi i disa programeve, taktike, operative, si bëhet vendimmarrja, si arrihet një vendim për zbatim, infrastruktura fizike, pajisjet, mjetet e transportit, pajisjet me armatim. Të gjitha këto do të ndërpriten. Nëse bazohemi vetëm në pasojat tona si forcë e izoluar dhe duam që për fillim të sigurojmë për fillim 10 tanke dhe 10 helikopterë. Duhet të kemi 25 milionë dollarë për vetëm një helikopter Apachi”, ka shtuar më tej ai.