Ka katër vjet kur podrumet e Klinikës së Kirurgjisë u improvizuan, duke u kthyer në ambulanca specialistike, për shkak të rrënimit të objektit të vjetër.
Që atëherë, pacientët dhe stafi mjekësor përballen me kushte të vështira të punës për shkak të hapësirës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë po këtë vend, përveç radhëve të gjata të pacientëve, të cilët me orë të tëra presin për të marrë tretmanin dhe konsultat mjekësore, kryhen edhe intervenime kirurgjike, gjë që sipas mjekëve rreziku i bartjes së infeksioneve është i pashmangshëm.
Në të njëjtën hapësirë ku kryhen kontrollet, mjekët dhe motrat konsumojnë edhe ushqim, pasi, siç thonë, nuk mund të mbajnë as pauzën për shkak të numrit të madh të pacientëve.
Ndërkaq, po aty ndërrohen edhe çarçafët dhe gjenden banjat , ku kundërmon erë e rëndë.
Shefi i financave në QKUK, Sherif Bytyqi, thotë se edhe nga Inspektorati Sanitar kanë marrë disa herë vërejtje.
Bytyqi thotë se objekti i ri, në të cilin do të vendosen ambulancat specialistike dhe një pjesë e administratës së kësaj qendre, ka mbetur në gjysmë .
Krejt kjo për shkak se këtij projekti kapital për QKUK-në po i mungojnë edhe 300 mijë euro për të përfunduar.
Ai shton se kanë kërkuar që mjetet e disa projekteve të tjera nga buxheti i QKUK-së të barten për këtë projekt, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.