Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar edhe me ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Biden do të mbetet zë i fuqishëm, ashtu siç ishte në ditët më të vështira të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë qëndrimit në SHBA, pata kënaqësinë ta takoj mikun tim dhe të Kosovës, ish zv. Presidentin Joe Biden. Në ditët tona më të vështira, Biden ishte zëri ynë. I tillë do të mbetet përgjithmonë”, ka shkruar Thaçi.
“Përjetësisht do t'i jemi mirënjohës zotit Biden dhe familjes së tij, me të cilën Kosova ka lidhje të veçantë, ashtu siç është e veçantë dhe e përjetshme miqësia e jonë me SHBA-në”, ka shkruar ai.