Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Shqipëria paguajnë kredi 70-milionëshe për linjën që nuk funksionoi asnjë ditë

Traktati i Athinës i vitit 2015 për energjinë nuk po gjen ende zbatim në linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

Për zgjidhjen e këtij ngërçi tash është dorëzuar edhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me qendër në Vjenë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky sekretariat, në tetor të vitit të shkuar në Sarajevë , mori vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke lënë 31 dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën e krijuar pas ngërçit të krijuar nga Serbia.

Por, afati i përcaktuar për Serbinë u shkel dhe Serbia nuk pritet të ketë pasoja nga kjo shkelje. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova paguajnë rreth 70 milionë euro kredi dhe pësojnë nga 500 mijë euro humbje vjetore secila, për linjën që nuk ka funksionuar asnjë ditë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.