Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Vetëvendosje e dinte se përballë deputetit Krasniqi do të jetë deputeti Zeka”

Lëvizja Vetëvendosje në reagimin e saj mbrëmë pas rastit të sulmit të deputetit Frashër Krasniqi, në drejtim të deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ndër të tjera ka akuzuar edhe televizionin që kishte organizuar debatin.

“Frashër Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë qenë të njoftuara me kohë se kush do të ishte bashkëbiseduesi, sipas standardeve profesionale të cilat praktikohen gjatë organizimit të emisioneve të tilla të debateve TV”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexo edhe: Vetëvendosje shpreh keqardhje për veprimin e Krasniqit, akuzon televizionin e Qeverinë

Por këtë e ka përgënjeshtruar televizioni. Sipas Klanit, Vetëvendosje nuk e tha të vërtetën kur, në një reagim në llogarinë në Facebook, shkroi se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, nuk ishte i informuar “me kohë” kë do ta kishte përballë në debat.

“Klan Kosova me bindje të plotë si dhe me argumente konfirmon se edhe Krasniqi edhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në dijeni të plotë, siç e kërkojnë standardet, se përballë tij do të ishte deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka. Përveç faktit se të gjithë moderatorët e Klan Kosovës e kanë obligim që t’i njoftojnë të ftuarit për ata me të cilët do të debatojnë, gjatë emisionit mund të dëgjohet vet deputeti Krasniqi tek i drejtohet kolegut të tij deputet, Milaim Zeka, me fjalët: ‘Po të kallëzoj sinqerisht, arsyeja pse kam pranu me ardhë sot në debat, është veç me ti thanë do sene ty, për shkak se e ke degradu komplet institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës’”, shkruan KK.