Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputeti Krasniqi në mbajtje për sulmin ndaj deputetit Zeka

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është dërguar në mbajtje pas asaj që ndodhi mbrëmë mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin.

Mësohet se Krasniqit i është caktuar masa e mbajtjes për 24 orë.

Në anën tjetër, Zeka ka thënë se rastin do ta paraqesë në Polici.