Ministrja e Integrimit në Qeverinë Haradinaj, Dhurata Hoxha, që ka qenë ministre e Drejtësisë në mandatin e kaluar ka komentuar veprimin e Frashër Krasniqit, kur sulmoi fizikisht deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.
“Çdo ditë po e zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë – ‘me zemer e me mendje’ rrugaqa!!!”, ka komentuar ministrja Hoxha, duke shpërndarë komentin e një tjetri që ka thënë se “Kështu kur lihen terroristët të lirë...”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrashër Krasniqi e Milaim Zeka janë përfshirë sot pasdite në një konflikt fizik në një studio televizive, pas një debati të ashpër e me akuza të ndërsjella me plot ofendime. Krasniqi ka grushtuar Zekën, derisa kanë hyrë ekipi i televizionit për t’i ndarë.