Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zbatimi i vendimit të Reshitajt për ngrohje me qymyr mund të marrë vite

Feti Krasniqit, banor i kryeqytetit, nuk i ka pëlqyer aspak vendimi për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje.

Krasniqi e din mirë se kjo lëndë shkakton ndotje por thotë se nuk ka mundësi të ngrohet me diçka tjetër, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të tjerët që nuk përdorin thëngjill dhe vuajnë nga ajri i ndotur vendimi i ministres ka qenë lajm i mirë.

Mirëpo edhe pse vendim i madh që në fillim të punës ai mund të marrë vite kohë për tu zbatuar. Ngase ministrja tash thotë se pa gjetur alternativa tjera të ngrohjes nuk mund të ndalohet përdorimi i thëngjillit.

Kjo ndalesë Reshitaj thotë se do të bëhet për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër.

Për ta kapërcyer këtë sfidë, ajo tha se inspektoret duhet të jenë më të përgjegjshëm në punën e tyre.

Ndonëse është ndër lëndët që shkakton më së shumti ndotje të ajrit, sipas profesorit Zeqir Veselaj kësaj ndalese i duhet një analizë më e thellë, marrë parasysh kushtet ekonomike të qytetarëve.

Një vendim i tillë do t’i rëndojë edhe më shumë familjet të cilat e përdorin thëngjillin për ngrohje.

Ministrja e Mjedisit ka konfirmuar se do të rriten masat e kontrollit për veturat gjatë procesit të regjistrimit.

Në rast se nuk janë në gjendje të rregullt me emetimin e gazit, ato nuk do të regjistrohen.