Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Luksemburgu mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.

Gjatë takimit, Dostert foli për mundësitë e investimeve në Kosovë, për projektet dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert, tha se angazhimi i pjesëtarëve të KFOR-it, nga Luksemburgu në Kosovë, është pjesë e kontributit që shteti ynë ka dhënë për vendin tuaj.

Kryeministri Haradinaj dhe Dostert, u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me theks të veçantë në shëndetësi dhe arsim.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Anne Dostert si dhe shtetin e Luksemburgut për investimet e vazhdueshme në fusha të ndryshme në Kosovë.