Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me të cilin biseduan për lehtësimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufijtë, gjatë sezoneve të pushimeve.
Të dy ministrat u pajtuan se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për Diasporën, gjegjësisht me procesin e blerjes së Kartonit të Gjelbër, i cili deri tashti është blerë në formë manuale dhe do të shikohen mundësitë që të blihet edhe online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast ministri Flamur Sefaj ka mirëpritur nismën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim të plotë me qëllim të lehtësimit të procedurave kufitare për bashkatdhetarët tanë në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”, tha ministri Sefaj.
Gjatë takimit, ministrat u dakorduan që të krijohet një grup punues ndërmjet palëve të përfshira në këtë proces.
“Mundësitë janë reale për shkurtimin e kohës së bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij. Diaspora i sjellë Kosovës rreth 1 miliard euro në vit dhe këtë të mirë t’ua kthejmë duke mos i lënë të presin kur vijnë në shtëpitë e tyre” – ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.