Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell i ofron mbështetje ministres Reshitaj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connelli, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, me të cilën ka biseduar për çështje aktuale që kanë të bëjnë me mjedisin në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reshitaj tha se ndotja e mjedisit, ajrit e ujit janë probleme dhe sfida globale, që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës.

“Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore që bota sot po sfidohet”, tha Reshitaj.