Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Synohen lehtësira për banorët në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim, sipas njoftimit për media, ata bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare dhe u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Ambasadori Minxhozi uroi ministrin Sefaj në emërimin e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të shikohen mundësitë e lehtësimet të kalimit të kufirit të qytetarëve të të dy vendeve të cilët jetojnë afër zonave kufitare, duke u bazuar në praktikat e vendeve perëndimore.