Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndikimi i “Zërit të Amerikës” në botën shqiptare vazhdon të jetë i fuqishëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim stafin e “Zërit të Amerikës” (VOA), prirë nga drejtoresha Amanda Bennett, me të cilët bisedoi rreth këtij mediumi të fuqishëm ndërkombëtar, me fokus në impaktin tek bota shqiptare, e veçanërisht për përcjelljen e zhvillimeve në Kosovë në tre dekadat e fundit.

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, Amanda Bennett foli për interesimin e këtij mediumi për Kosovën, për zhvillimet në të gjitha etapat e historisë së saj të re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Haradinaj evokoi shumë kujtime që ndërlidhen me raportin e shqiptarëve të Kosovës me këtë medium.

Në delegacion ishin edhe Elez Biberaj, drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës”, Arben Xhixho, shef i shërbimit shqip, si dhe korrespodentët nga Prishtina, Besim Abazi dhe Leonat Shehu.

{gallery}