Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

D4D ripërsërit thirrjen për respektimin e barazisë gjinore në zgjedhje

Prishtinë, 29 shtator - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) përmes një deklarate për media ka përsëritur thirrjen, drejtuar subjekteve politike të cilat garojnë në zgjedhjet lokale, të respektojnë deklaratën e nënshkruar në vitin 2015 për ‘Rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore’.

D4D ka ftuar subjektet politike që të respektojnë zotimin e dhënë për pikën e dytë të deklaratës:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Propozimin e grave në të gjitha trupat menaxhuese zgjedhore, në nivel qendror, komunal dhe në nivel të vendvotimeve, në mënyrë që të ketë përfaqësim prej të paktën 40% prej njërës gjini në nivel të vendit, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë për të dyja gjinitë”, transmeton Koha.net.

Subjektet politike, që garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duhet të dëshmojnë vullnetin e tyre për rritjen e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor. Kjo arrihet me veprime konkrete, si angazhimin e grave në aktivitete të ndryshme përbrenda strukturave partiake dhe realizimin e fushatave informuese dhe avokuese për gratë votuese.

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), do të monitorojë dhe vlerësojë nominimet dhe emërimet për këshilla të vendvotimeve nga subjektet politike, duke paraqitur përqindjen e grave të nominuara në nivel vendi në këshillat e vendvotimeve, thekson deklarata e Institutit D4D.

{gallery}