Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i sotëm me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Uashington, do të shënojë fazë të re të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Thaçi tha se në takimin me Mike Pence do ta kërkojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë do të kem takim në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Pence nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik.