Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë numrit një të diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”, transmeton Koha.net .
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së-së, Mogherini, ka ndarë të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin europian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa ministrore.
Në lidhje me këtë, Pacolli, ka rikonfirmuar përkushtimin e Institucioneve të Kosovës për dialog, duke e konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afatizim kohor, përderisa Mogherini ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.