Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot betohen kadetët e gjeneratës 2021

Sot në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia e betimit të kadetëve të viti të parë.

Ceremoninë e betimit të kadetëve të QSU-së të FSK-së nga afër do ta përcjell, ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, stafi i lartë i MFSK/FSK, ambasadorët, atashetë e akredituar në Kosovë, familjarët e kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fjalimet gjatë ceremonisë do t’i mbajnë ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi.