Arbëri

Këta janë emrat e tre udhëheqësve të komisioneve parlamentare nga LDK-ja

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar emrat e deputetëve të kësaj partie që do të udhëheqin komisionet për Politikë të jashtme, për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe atë për Buxhet dhe Financa.

Si grupi i dytë parlamentar në Kuvend, LDK ka të drejtë të udhëheqë tri komisione parlamentare, ndërsa në Interaktiv të KTV-së, Abdixhiku ka bërë të ditur se për kryetarë të këtyre komisioneve është respektuar parimi i votës.

“Është respektuar parimi i votës brenda LDK-së për ndarjen e komisioneve. Unë do të udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa, Vjosa Osmani Komisionin për Politikë të jashtme dhe Driton Selmanaj Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike”, ka thënë ai.