Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pështjellimi me ministritë e Haradinajt

Ngutia për t’i ndarë postet qeveritare në mes të partnerëve të koalicionit kishte shkaktuar një pështjellim në emrat e ministrive të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Në programin e Qeverisë është përfshirë edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Por mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, kur kishte prezantuar emrat e kabinetit qeverisës, nuk e ka përmendur këtë ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ekspozenë e tij para deputetëve, seancën e 9 shtatorit, Haradinaj kishte thënë se “ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural” do të jetë Nenad Rikalo, ndërkaq “ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri”.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Zyra e kryeministrit përkitazi me këtë, por ka munguar përgjigjja e tyre. Megjithatë sipas programit qeverisës, nuk do të ketë ministri të Zhvillimit Rural, por njëra prej dy ministrive të reja do të quhet Ministria e Zhvillimit Rajonal. Tjetra është Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.